Rob Gronkowski është duke shijuar në maksimum pushimin. Fituesi i katërfishtë i Super Bowl, tashmë i ka shtuar CV-së së tij edhe një sukses tjetër.
Të shtunën, ai u fut në librin e rekordeve Guiness, pasi ka arritur ta kap topin nga 182 metra duke e hedhur nga helikopteri, transmeton Telegrafi.
Gjithçka u realizua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt dhe qindra shikues e dhjetëra lojtarë, që ishin në stadium kur u hodh topi nga helikopteri.
“Sa herë që shkelni në fushë, duhet të rrisni nivelin e përqendrimit. Unë sapo e rrita në një nivel tjetër”, ka thënë Gronkowski. /Telegrafi/