Site icon Telegrafi

Pret ta takoi nënën e vërtetë, emisioni i bën një shaka mizore (Video)

E ftuar në një emision në Kambodia, me shpresën se do takonte nënën e saj të vërtetë të cilën se kishte parë që kur ishte 6 vjeçe, ajo ka përfunduar viktimë e emisionit ‘Të pëlqen apo jo’.

Allen, e cila ishte larguar nga Amerika me babanë e saj në moshën 6 vjeçare duke u shpërngulur në Kambodia, ka shpërthyer në lot kur ka pritur surprizën e madhe të jetës.

Por përpara saj është shfaqur një aktor komendian Chuop Rolin, i cili e ka përqafuar. Pas kësaj videoje, kanë shpërthyer shumë polemika, që dënojnë këtë shaka.

Organizatorët kanë kërkuar falje teksa kanë lajmëruar se kjo do bëhet publikisht.

Exit mobile version