Telegrafi

Pret fëmijën e katërt? Kjo nuk shihet në trupin e saj (Foto)

Tabloidet amerikane raportojnë se Kourtney Kardashian është shtatzënë dhe pret fëmijën e katërt.

Ylli televiziv është në lidhje me Scott Disick, me të cilin janë ndarë disa herë, porse dëshirojnë ta forcojnë lidhjen e tyre, ashtu që kanë vendosur të kenë fëmijë.

“Kourtney ka dashur gjithmonë katër fëmijë, por ka qenë e vendosur që të mos ketë fëmijë me shumë prindër”, ka thënë një burim për In Touch.

Motra e madhe e Kim ka tre fëmijë me Scott – Mason, Penelope dhe Reign, ndërsa edhe nëse është sërish shtatzënë, kjo nuk shihet në trupin e saj. /Telegrafi/