Shitësi i paemëruar nga Devao i Filipineve, ka treguar aftësinë me thikë, në prerjen dhe qërimin e ananasit.
Pamjet ku ai tregon se si e përgatitë këtë fryt për ngrënie, janë realizuar para katër vitesh, por që tani u popullarizuan në internet, transmeton Telegrafi.
“Si ka mundësi që i ka të gjitha gishtat, vetëm një herë provova ta qëroj ananasin gati preva duart”, ka qenë komenti që ka marrë më së shumti pëlqime.
Më poshtë mund të shihni aftësitë e tij, teksa me kujdes dhe shpejtësi marramendës, kryen gjithçka derisa e zbrazë ne qese pjesën që është për ngrënie. /Telegrafi/
https://youtu.be/DgYNlGtptkM