Site icon Telegrafi

Prespë, sekuestrohen mbi 300 kg hashash, në pranga shqiptari

Në një operacion të koordinuar që ka përfunduar në orët e vona të mbrëmbjes së të shtunës, Departamenti i Antidrogës së Follorinës, në bashkëpunim me forcat policore kufitare të Kristalopigjisë (ana greke e Doganës së Kapshticës) kanë konfiskuar në zonën e Prespës mbi 300 kg lëndë narkotike të dyshuar si hashash, të sjellë nga Shqipëria.

Gjithashtu është arrestuar një shtetas shqiptar, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tjerë të tij janë shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për një prej dhjetëra operacioneve të zhvilluara muajt e fundit në kufijte greko-shqiptarë, në një moment kur sipas një artikulli të fundit të gazetës “Ethnos”, baronët shqiptarë po “bombardojnë” Greqinë dhe Italinë me drogë.

Duke e quajtur Shqipërinë “Kanabistan”, gazeta thekson se viti 2016 kishte prodhimin rekord më të madh të 20 viteve të fundit të hashashit, dhe rrjetet e ndryshme të trafikimit “bombardojnë” nga ajri, toka e deti Greqinë dhe Italinë me sasi të mëdha droge.

“To Ethnos” i referohet kritikave të opozitës shqiptare ndaj qeverisë së kryeministrit Rama, që sipas saj ka lejuar që vendi të kthehet në një fushë të madhe të prodhimit të hashashit, ndërsa përfiton shuma të mëdha nga paratë e trafikimit për t’i përdorur në fushatën elektorale para zgjedhjeve të qershorit.

Por nga ana tjetër, në artikull theksohet edhe bashkëpunimi i Tiranës zyrtare dhe i organeve të Rendit me organet greke dhe italiane të Antidrogës.

Gazeta vë në dukje se, deri në tetorin e kaluar, policia shqiptare ka shkatërruar 2.5 milionë rrënjë kanabis sativa në krahasim me 780 mijë të tilla të shkatërruara në vitin 2015 dhe 530 mijë në vitin 2014./tch/

Exit mobile version