Prespa ka fituar të drejtën që të angazhojë notues profesionistë të cilët do të kujdesen për pushuesit në liqenin e Prespës.
Ushtrimet për notuesit e rinjë që do të angazhohen në Prespë janë bërë nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë. Nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë thonë se këto ushtrime janë të nevojshme për shpëtuesit e rinj të liqenit pasi tani nga ata pritet që të shpëtojnë jetë në sezonet në të ardhmen, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Prej sezonit të ardhshëm priten që të parandalohen disa fatkeqësi të ndryshme. Këtë risi e kanë përshëndetur edhe banorë të Prespës. /Telegrafi/