Moti i keq me stuhi, shi dhe erë ka përfshirë rajonin e Prespës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Siç thonë nga atje, nga moti i keq janë përfshirë fshati dhe kampi Krani, si dhe Pretor dhe Nakolec.
“Nga moti i keq ka rënie të drunjve, shtyllave elektrike dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Mbi kampin ka rënie të drunjve dhe të njëjtit janë dëmtuar. Njerëzit të cilët kanë jetuar në evakuuar nga atje”, thuhet në deklaratë.
Nga moti i keq janë përfshirë edhe fshatrat Dupeni i Poshtëm, Slivinica dhe Lubojno./Telegrafi/