Site icon Telegrafi

Prespa në krizë për mbledhës të mollave

Gjatë dy viteve të fundit pronarët e plantazheve të mollave në Resnjë dhe Prespë kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve cilësor për mbledhjene e mollave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë punë nevojiten persona prej moshës 35 deri 55 vjeç, madje mundet edhe 60 vjeçar nëse janë të aftë për punë, pasi që përveç mbledhjes duhet të bëhet edhe ngarkimi i tyre. Interesimi është i dobët, më parë kishte punëtorë që vinin nga Prespa e vogël e Shqipërisë, por tani edhe ata nuk janë të interesuar’- shprehet një pronar plantazhi në Prespë.

Paga ditore për një punëtor arrin 1000 denarë me ushqim të përfshirë, por nëse punëdhënësi siguron edhe vendosje për punëtorin paga lëviz prej 600 deri 800 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version