Site icon Telegrafi

Prespa është vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja Maqedoni-Greqi?

Portali “Faktor” citon mediat greke të raportojnë për vendin e mundshëm se ku do të nënshkruhej marrëveshja Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.

Sipas këtyre mediave, pa marr parasysh se kur mund të arrihet ujdia dypalëshe, burime mirë të informuara thonë Prespa do të jetë vendi ku do të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Përndryshe, opinioni në Maqedoni e Greqi janë në pritje të takimit të dytë Zaev-Tsipras që do të ndodh në Sofje, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version