Komuna e Resnjës do të organizojë në Oteshevë aktivitetin afarsit ”Prespa Business Forum 2016”, ku do të marrin pjesë kryetarët e komunave të Resnjës, Korçës dhe Pustecit, etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky forum do të mbahet sot dhe nesër, ndërkaq paraqet vazhdimësi të aktiviteteve të filluara me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim ekonomik ndërmjet komunave të Resnjës, Pustecit dhe Korçës, një vit më parë.
Vëmendje të posaçme pritet që të tërheqë mundësia për bashkëpunim dhe vendosje të nismave të qëndrueshme për përparim të përbashkët ekonomik në bujqësi, turizëm dhe industrinë ushqimore.
Aktiviteti mbështetet nga Grupi i përhershëm i punës për zhvillim rural në vendet e Ballkanit Perëndimor – SWG, përmes programit ”Njerëz për njerëz”./Telegrafi/