Site icon Telegrafi

Presioni për mbushjen e arkës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tash e dhjetë ditë është duke provuar ta kontaktojë drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Halitin, për t’ia shprehur pakënaqësitë e bizneseve karshi këtij institucioni. Gërxhliu thotë se i ka shkruar mesazh në telefon dhe e ka thirrur në zyrën e tij, por Haliti s’e ka parë të arsyeshme ta dëgjojë.

“Për hir të opinionit unë tentoj tash e dhjetë ditë të komunikoj me zotin Haliti, madje ditët e fundit në mënyrë permanente dhe është e pamundur të bisedohet qoftë edhe përmes telefonit, dhe e tëra kjo dëshmon më së miri se sa ka rënë intensiteti për bashkëpunim, me të vetmin qëllim që t’i adresoj brengat e komunitetit të biznesit për presionet të cilat janë duke u bërë nga Dogana dhe Administrata Tatimore”, thotë Garxhaliu për Gazetën Tribuna.

Gërxhaliu thotë se pajtohet që të luftohet ekonomia jo formale, mirëpo presionin ndaj bizneseve ai e konsideron si jo normal dhe të tepërt. Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se kurrë më shumë se tani nuk është shtuar presioni ndaj bizneseve.

Ai thotë se ankesat më të mëdha janë në Doganat e Kosovës për presion dhe kontrolle të shpeshta. /Telegrafi/

Exit mobile version