Telegrafi

Presioni nga tifozët, Man United anulon transferimin e Arnautovic

Manchester United është tërhequr nga gara për të nënshkruar me Marko Arnautovic, sipas raportimeve.

Skuadra e Ligës Premier kishte qenë e prirur të blinte sulmuesin e Bolognas pasi trajneri i ri Erik ten Hag kërkon të forcojë opsionet e tij përpara.

Por, siç raportohet nga Athletic, skuadra e Serisë A që ka çmim shumë të lartë për austriakun dhe ‘ankesat e tifozëve’ për lojtarin kanë kontribuar në tërheqjen e United nga ndjekja e tyre.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Bologna kishte refuzuar një ofertë prej tetë milionë euro nga Djajtë e Kuq këtë fundjavë dhe thuhet se priste që United të bënte një ofertë më të mirë.

Twente kur trajneri holandez ishte asistent i Steve McClaren. Arnautovic shënoi 14 gola në 41 paraqitje në 2008-09 përpara se të bashkohej me Interin e Jose Mourinhos. /Telegrafi/