Telegrafi

Presioni i rritur vështirëson të mbajturit mend

Revista Neurology shkruan se me rritjen e nivelit të presionit diastolik të gjakut për çdo 10 njësi, gjasat për të pasur problem me të mbajturit mend rriten për 7%.

Hulumtuesit potencojnë se në rezultatet e fituara nuk kanë ndikuar faktorë të tjerë të rrezikut që prekin aftësitë njohëse, si periudha, pirja e duhanit, aktiviteti fizik, shkalla e arsimimit, diabeti ose përqendrimi i rritur i kolesterolit në gjak.

Në studim kanë marrë pjesë 19836 persona. Shkencëtarët besojnë se presioni i rritur diastolik çon në dobësimin e enëve të vogla të gjakut në tru, që shkakton edhe dëmtimin e indit në afërsi.