Site icon Telegrafi

Presione për pjesëmarrje në kundër-protestën e sotme

Të punësuar në administratë ankohen se ka urdhëresë për pjesëmarrje të obligueshme në kundër-protestën e cila sonte do të mbahet në Shkup, ka bërë të ditur A1on, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri te të gjithë në mënyrë plotësuese po dërgohen porosi SMS në të cilët theksohet që pjesëmarrja është e obligueshme dhe se punohet për siç thuhet „tubimin më të rëndësishëm për partinë tonë“.

Prania për të gjithë të punësuarit është e obligueshme, thuhet në porositë SMS.

Për kundër-protestën e sotme me autobus do të sillen njerëz nga tërë shteti, ndërsa në mënyrë paralele në të njëjtën kohë, shkupjanët do të dalin për të dhjetën ditë në protesta me kërkesat e tyre në ora 18./Telegrafi/

Exit mobile version