Site icon Telegrafi

Presion i lartë i gjakut: Thonjtë, këmbët dhe venat tuaja mund të tregojnë rrezikun

Hipertensioni pulmonar mund të zhvillohet ngadalë dhe kur shfaqen simptomat, ato mund t’i atribuohen astmës ose problemeve të tjera të mushkërive ose zemrës.

Trupi shpesh do të tregojë se diçka nuk është në rregull dhe madje edhe para se të shihni një profesionist mjekësor ju do të jeni në gjendje të dalloni shenjat e hershme paralajmëruese në thonjtë tuaj, këmbët ose venat e zgjeruara.

Hipertensioni pulmonar është një lloj i presionit të lartë të gjakut që prek arteriet në mushkëri dhe anën e djathtë të zemrës suaj. Në disa njerëz, hipertensioni pulmonar ngadalë përkeqësohet dhe mund të jetë i rrezikshëm për jetën.

Megjithëse nuk ka shërim për disa lloje të hipertensionit pulmonar, trajtimi mund të ndihmojë në uljen e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj. Meqenëse hipertensioni pulmonar mund të shkaktohet nga shumë probleme, një histori e plotë mjekësore, ekzaminim fizik dhe përshkrim i simptomave tuaja janë të nevojshme për të përjashtuar sëmundjet e tjera dhe për të bërë diagnozën e saktë, tha Klinika Cleveland.

Duke shtuar më pas: “Gjatë kontrollit fizik, ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të:

Në fazat më të përparuara të sëmundjes, edhe aktiviteti minimal do të prodhojë disa nga simptomat. Simptomat shtesë përfshijnë:

Exit mobile version