Telegrafi

Presion kundër Speciales

Kërkesa e veteranëve për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale, në mënyrë që të kërkohet drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës (jo vetëm ndaj njërës palë, UÇK-së), konsiderohet të jetë e parealizueshme.

Madje, ekspertët e çështjeve juridike vlerësojnë se kërkesa e tyre, pikërisht në prag të funksionalizimit të Speciales, vjen si presion publik dhe është e dirigjuar nga politikanët të cilët ndihen të rrezikuar nga Specialja, shkruan “Zëri”.

Njohësit e së Drejtës Penale Ndërkombëtare konsiderojnë se ndryshimi i këtij ligji është i pamundur si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Por, pavarësisht tyre, përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve e veteranëve konsiderojnë se ky ligj do të ndryshohet. Ata shprehen optimistë se për një gjë të tillë do ta kenë edhe përkrahjen e deputetëve, duke përfshirë këtu edhe ata që kanë votuar pro kësaj Gjykate. /Zëri/