Telegrafi

Presin në radhë në ajër të ndotur, për të marrë një kalendar falas

Aq më pak, nëse ajo diçka është një kalendar. Pikërisht këtë e kanë bërë qindra qytetar, në Shangdon të Kinës.

Një kompani, ka njoftuar se do të shpërndaj falas, kalendarin që varet në mur, kushtuar vitit të majmunit.

Kjo ka bërë të krijohen radhë të gjata, në të cilat është pritur deri në tre orë.

Por, çfarë është më e keqja, ndotja e ajri ka qenë aq e lartë, sa që është paralajmëruar të shmanget çdo dalje jashtë, përpos në raste emergjente.

Të veshur me rrobe të trasha dhe me maska në fytyrë, ata janë parë të gëzuar, teksa kanë pritur të qetë në radhë. /Telegrafi/