Telegrafi

Presin ende emra të mëdhenj

Kështu në festival tashmë ka dalë në konferencën e parë të shtypi aktori i njohur Mikele Placido, zv/presidentja e "Trieste Film Festival", Elena Giuffrida dhe regjisori çek Jiri Menzel.

Pas prezantimit te suksesshëm te premierës "Koha e kometës", qe ka hapur festivalin dhe filmit serb "Kuajt e zinj", dita e djeshme iu është dedikuar kryesisht filmave jashtë konkurrimit.

Ndërkohë po gjatë paradites ka pasur një interes disi te larte edhe për filmat e huaj të projektuar gjithashtu jashtë konkurrimit, të cilët kanë krijuar atmosfere dhe harmoni subjektesh.

Bëhet fjalë për "Eyes Wide Shut" dhe "Life in Picture". Filmi i regjisorit Stanley Kubrick, nën interpretimin e Tom Cruise dhe Nicole Kidman duket se në fakt nuk ka gjetur interesin e menduar tek publiku i qytetit.

Problemet teknike edhe në festivalin e Durrësit

Dita e djeshme e festivalit, ka paraqitur edhe problemet e para teknike. Për këtë arsye në shfaqjen e filmave ka pasur një shtyrje të orareve, që në fakt ka ndikuar edhe ne numrin e personave të pranishëm në sallë. /Telegrafi/Koha e Jonë/