Site icon Telegrafi

Presidentja viziton sot Mamushën, Dragashin, Vitinë dhe Ferizajn

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, edhe sot vazhdon vizitat nëpër komunat e Kosovës.

Sot, ajo do të vizitojë katër komuna të Kosovës dhe do të takojë kryetarët e tyre.

Komunat që sot viziton presidentja janë: Komuna e Mamushës, Komuna e Dragashit, Komuna e Vitisë, Komuna e Ferizajt. /Telegrafi/

Exit mobile version