Site icon Telegrafi

Presidentja takon sot Shpend Ahmetin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të takohet sot me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, pasi që ajo do të vizitoj Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ky takim vjen në kuadër të vizitave që presidentja Jahjaga është duke zhvilluar nëpër komunat e Kosovës.

Gjatë vizitës, presidentja do të jetë e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version