Site icon Telegrafi

Presidentja sot në Podujevë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jetë sot për vizitë në Podujevë.

Kjo është komuna e radhës që Jahjaga, e shoqëruar edhe nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të interesohet për problemet që kanë komunat.

Vizita e saj në Podujevë shkon në vazhdën e vizitave që ajo ka nisur nëpër komunat e Kosovës para disa ditëve.

Kjo vizitë do të realizohet në orën 11:00 në ambientet e Komunës së Podujevës. /Telegrafi/

Exit mobile version