Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani viziton Vitinë, kryetari Haliti e njofton për zhvillimet aktuale në këtë komunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Vitinë, me çrast është pritur nga kryetari i kësaj komunë, Sokol Haliti.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti ka njoftuar presidentën Osmani për zhvillimet aktuale në këtë komunë, projektet që janë duke u realizuar si dhe me sfidat dhe të arriturat e deri tanishme.

Duke folur për gjendjen aktuale, Haliti gjithashtu e njoftoi presidenten se Vitia është ndër komunat që në saje të raporteve të fundit ka ulje drastike të dukurive devijante .

Presidentja Osmani falënderoi kryetarin Haliti për ftesën që ta vizitoj Vitinë dhe shprehu kënaqësinë për të arriturat në komunën e Vitisë.

“Patëm një takim me kryetarin ku u njoftova nga kryetari Haliti për gjitha zhvillimet dhe është shumë inkurajuese që të shohim se si Vitia është njëra prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte, si luftohen dukuritë kriminale, shembull ku në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie për 100% të këtyre dukurive, për shkak të ndërmarrjes së masave, dukuri këto që po e njollosin shoqërinë tone”, ka thënë Osmani.

Ajo theksoi se Vitia është shndërruar në shembull për bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar sa i përket nivelit komunal.

“Pra është një komunë me mbi 30 memorandume bashkëpunimi me organizata të ndryshme nga USAID-i amerikan deri të Bashkimi Evropian , duke arrit me realizu projekte të ndryshme në interes të qytetarëve”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Ajo gjithashtu inkurajoi Institucionet komunale të Vitisë, që për çdo projekt, çdo iniciativë në interes të qytetarëve, edhe Vitia edhe çdo komunë tjetër do ta ketë përkrahjen e presidencës.

Në fund të takimit, kryetari Haliti e nderoi presidenten me një dekoratë, ndërkohë që më pas së bashku kanë vizituar edhe obeliskun para objektit të Komunës së Vitisë të ish sekretares amerikane Medeline Olbriht dhe shtatoren e Nënës Terezë, për të vazhduar më pas në Letnicë në manifestimin për nder të Ditës së Zojës së Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version