Site icon Telegrafi

Presidentja kroate tregoi kulturën e saj, ia zgjati dorën Medvedevit kur Kroacia pranoi gol

(Foto: Getty Images/Twitter)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe kryeministri rus, Dmitry Medvedev, nuk kanë mundur të mungojnë në ndeshjen ndërmjet kombëtareve të tyre në Sochi.

Përfaqësuesja e Kroacisë dhe ajo e Rusisë janë përballur në çerekfinale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

https://twitter.com/AdamMaina_/status/1015668411949637632

Dhe pos tifozëve të zakonshëm, në zonën VIP nuk kanë munguar edhe krerët e shteteve respektive.

Lexo po ashtu Lajmet për Kampionatin Botëror

E veshur me simbole të shtetit të saj, presidentja e Kroacisë ka qëndruar ulur pranë legjendës Davor Suker dhe kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa në anën tjetër ndodhej kryeministri i Rusisë, Medvedev.

Në momentin kur Rusia e shënoi golin e epërsisë, Grabar-Kitarovic tregoi kulturën e saj duke ia zgjatur dorën politikanit rus.

Ndërkaq, kur Kroacia e barazoi rezultatin, edhe Medvedev u desh t’ia zgjaste dorën mysafires së tij.

Gjatë gjithë kohës sa kombëtarja e saj po merr pjesë në Rusi, presidentja Grabar-Kitarovic e ka inkurajuar vazhdimisht ekipin dhe është treguar një tifoze e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version