Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarović ka qenë në vizita në një spital në Zagreb disa herë në janar dhe ajo kishte bërë një kontroll të premten e kaluar në një klinikë private pranë Zagrebit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky informacion është konfirmuar edhe nga zyra e saj.
Zëdhënësja Ivana Crnic ka thënë se Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte në infuzion dy herë në janar sepse ajo kishte një virozë dhe ajo duhej të bënte punën e saj dhe të shkonte në Turqi.
Ndërsa sa i përket kontrollit të premten e kaluar, Crnic konfirmoi se presidentja ishte në një kontroll në një klinikë private.
Lidhur me këtë, mediat kroate kanë thënë se presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç konfirmoi se ajo ishte në infuzion dhe masa parandaluese.
“Për fat të keq, kam disa predispozita gjenetike. Nga katër gjyshërit e mi, tre vdiqën nga kanceri. Kështu, unë çdo vit i bëjë gjirit rezonancë dhe organeve të brendshme”, ka thënë Grabar-Kitaroviç gjatë një vizite zyrtare në Turqi.
Ajo ka shtuar se ajo rregullisht shkon në kontrolle vjetore parandaluese, gjë të cilën edhe e avokon në publik. /Telegrafi/