Bashkësia Islame në Kroaci ka shënuar sot 100 vjetorin e themelimit, pasi që kur Parlamenti i këtij vendi miratoi një ligj për njohjen zyrtare të Islamit, kjo fe konsiderohet e barabartë me fetë e tjera në Kroaci.
Me atë rast, në teatrin kombëtarë të Kroacisë është organizuar akademi ceremoniale, ku mysafirëve u është drejtuar edhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, transmeton Telegrafi.
Në fillim të fjalimit Grabar-Kitaroviq ka përshëndetur të ftuarit me “Esselamu Alejkum”, kurse në sallë gjendej edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i cili ishte për një vizitë zyrtare në këtë vend.
Momenti kur presidentja kroate përshëndet me “Esselamu Alejkum”, mund të dëgjohet në videon e mëposhtme në minutën e 1:50. /Telegrafi/