Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, është shndërruar në një prej personazheve më karakteristike të këtij Kampionati Botëror.
Presidentja e cila gjithnjë tërheqë vëmendjen për paraqitjet e saj, kryesisht me dukjen sa atraktive edhe elegante, natyrisht se do të qëndrojë në Rusi.
Grabar Kitarovic rrugës për në Rusi në aeroplan ka publikuar një video mesazh që u drejtohet rusëve.
Ajo ka falënderuar rusët për mikpritjen e përzemërt duke i cilësuar si nikoqirë të shkëlqyer.
Në fund ajo u bëri thirrje rusëve që të përkrahin Kroacinë.
“Në emër të simpatizuesve kroatë e falënderoj Rusinë për mikpritjen e përzemërt. Ishit nikoqir i shkëlqyeshëm. Sonte simpatizoni për Kroacinë. Dhe, të festojmë bashkërisht. Faleminderit Rusi, po vijmë”, u shpreh presidentja Kolinda Grabar Kitarovic.
Presidentja e Kroacisë ka rrëmbyer vëmendjen me prezencën e saj në të gjitha ndeshjet sa duke qenë edhe prezente në zhveshtore për të përgëzuar lojtarët.
Finalja e madhe zhvillohet sot (e dielë) nga ora 17:00. /Telegrafi/