Telegrafi

Presidentja e Komisionit Evropian nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur nga Tirana turin e saj Ballkanik. Ajo është pritur me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Në orën 10:00, do të takohet presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe rreth orës 11:15 do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës, ku do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Më pas, Ursula von der Leyen do të drejtohet për në Maqedoninë e Veriut. Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë, do të jetë dhe në Serbi.

Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Evropian, e përmbyll të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë. /Telegrafi/