Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën ka mirëpritur vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një shkrimi në Twitter ajo po ashtu ofroi mbështetje për procesin e dialogut.
“Mirëpres vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Do të jap mbështetjen time të plotë për hapat e ardhshëm në proces,” ka shkruar der Leyen.
Ursula von der Layen përsëriti mesazhin e ministrit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell, i cili si ndërmjetës kryesor në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, theksoi se BE “ishte dhe do të jetë e gatshme të mbështesë dhe të lehtësojë përpjekjet për të gjetur një marrëveshje përfundimtare dhe juridikisht detyruese”.
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdoi sot me një video-konferencë të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.
Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë është planifikuar të mbahet të enjten, më 16 korrik në Bruksel.
I welcome the resumption of the Belgrade-Pristina dialogue and I will provide my full support to the next steps in this process. https://t.co/4l0XwjFOnS
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 12, 2020