Site icon Telegrafi

Presidentja e Filipineve avancon në post stilisten e saj

Emërimi i Anita Carpon në bordin i cili merret me huazimin e dhjetëra miliona dollarëve për banim, ka nxitur reagime të shumta dhe kritika nga mediat dhe opozita.

Zëdhënësi i Arroyo’s, Gary Olivar mbrojti postin e ri të Carponit dhe konfirmoi se puna tjetër e saj është si stiliste e presidentes.

Carpon është punëtore e Qeverisë dhe është emëruar në krye të bordit të kësaj agjencie për të përfaqësuar punëtorët të cilët kanë të ardhura minimale, tha ai.

Mediat lokale njoftuan se Carpon do të ketë të ardhura mujore rreth 130.000 pesos (rreth 2.900 dollarë), dyfish më shumë se vetë presidentja. Olivar nuk e ka konfirmuar rrogën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version