Telegrafi

Presidentit sirian shetit lirshëm me veturë pa përcjellje nëpër Ghouta, ku më parë zhvilloheshin luftime të ashpra (Foto/Video)

Presidenti sirian Bashar al-Assad gjatë ditës së diel është filmuar duke shëtitur në zonën e çliruar të Ghoutas, ku vizitoi popullin dhe ushtarët që ishin në vijën e parë të frontit.

Televizioni shtetëror ka publikuar pamjet e vizitës së tij, ku Assad shihej pa truproja apo forca të armatosura duke vozitur një veturë të bardhë të tipit Honda, transmeton Telegrafi.

Pak orë para vizitës së Assadit në Ghouta, mediat shtetërore kishin njoftuar se ushtria siriane është futur në qytetin Sakbu në pjesën jugore të Ghoutas, që nënkupton se tani kjo zonë kontrollohet nga ushtria siriane.

Këto zona që nga vitit 2012 kontrolloheshin nga grupe të ndryshme, që luftonin regjimin dhe ushtrinë siriane. /Telegrafi/