Opozita ka vendosur që përsëri t’i thotë Jo ftesës së presidentit të vendit Hashim Thaçi, për të biseduar për reformën zgjedhore.
Takimi i cili është thirrur nga vet Thaçi për këtë të premte, për opozitën konsiderohet jo i sinqertë.
Përfaqësuesit opozitarë thonë se ishte vet presidenti ai i cili sa ishte kryeministër dhe po ashtu lider i PDK-së, e ka penguar përfundimin e reformës zgjedhore.
E, vetmja mundësi kur opozita do të ulet në tryezë me presidentin për të biseduar për këtë çështje, është pas caktimit të datës së zgjedhjeve. /Tribuna Channel/