Telegrafi

Deklarata shokuese e presidentit filipinas: Biri im do të vritet nëse vërtetohet se është i përfshirë në kontrabandimin e drogës (Foto/Video)

Gjatë një fjalimi të mbajtur së fundmi, presidenti filipinas Rodrigo Duterte ka thënë hapur se i ka dhënë urdhër policisë që mund ta vrasin djalin e tij, nëse vërtetohet se ai është i përfshirë në punët “e pista” me drogë, shkruan Guardian.

“Kam urdhëruar policinë të vrasin nëse të kapin me drogë, kurse unë do të mbrojë policinë që do të vrasin”, i është drejtuar Duterte djalit të tij të madh, 42-vjeçarit Paolo Duterte, i cili njëherit është nënkryetar i qytetit Davao, transmeton Telegrafi.

Siç shkruan Gardian, Paolo ndryshe i njohur si Pulong dhe dhëndri i Dutertes, avokati Manases Karpio, janë akuzuar se janë të përfshirë në rrjetin trans-nacional të drogës.

Por, Pulong dhe Karpio nuk i kanë marrë seriozisht këto pretendime, pasi sipas tyre janë të bazuara në thashetheme.

Megjithatë, Duterte ka ripërsëritur qëndrimin e tij para anëtarëve të kabinetit, të cilin e kishte thënë publikisht qysh në kohën sa ishte kryetar i Davao City, ndërsa pasi filluan të qarkullojnë fjalë për përfshirjen e birit të tij në kontrabandimin e drogës ai qartazi tha: “Kam thënë edhe më herët, nëse e keni një djalë që është i përfshirë në kontrabandim të drogës… thjesht e vrisni dhe askush s’ka çfarë ju thotë”. /Telegrafi/