Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjendet në Moldavi për një vizitë dyditore, ku është takuar me homologun e tij Igor Dodon për të diskutuar për çështje të ndryshme.
Dhe gjatë një konference të përbashkët për media, Erdogan ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një gjëje – vazhdimisht e “ngacmonte” gjumi dhe mezi arrinte t’i mbante sytë e hapur, transmeton Telegrafi.
Ky moment nuk i shpëtoi kameramanëve të shumtë që ishin prezent në konferencë, ndërsa pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.
Por, kjo nuk është hera e parë që Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencave të përbashkëta me media me homologët. Gjatë udhëtimit të tij në Kiev të Ukrainës, Erdogan ishte takuar me Petro Poroshenkon, ku e njëjta e gjë i kishte ndodhur derisa po flisnin për takimin para gazetarëve. /Telegrafi/
#Turkey president #Erdogan is so excited to meet his #Moldova counterpart that he falls a sleep during a joint presser with his host President Igor Dodon in capital city Chisinau. pic.twitter.com/mHfa0lg4wk
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) October 17, 2018