Gazeta e njohur italiane La Gazzetta dello Sport raporton se ka një hetim tjetër mbi blerjen e Milanit nga Yonghong Li, këtë herë duke kërkuar për pastrimin e parave.
Situata është gjithnjë e më e brishtë në klub, me një afat të humbur për të paguar shifrën e 10 milionë eurove – edhe pse kanali i Milanit sot (e diel) insiston që paraja është në rrugën e tyre – dhe perspektiva e më shumë kredive nga fondi mbrojtës Elliott Management për të rritur kapitalin në qershor.
Këtë javë u hap një hetim mbi blerjen e klubit kuqezi, por ky ishte një hetim “Modeli 45”, kështu që nuk u krye asnjë krim potencial.
Sot(e diel) La Gazzetta dello Sport raporton se Prokurori Fabio De Pasquale po punon gjithashtu në një hetim tjetër që është “Modeli 44”, i cili do të ishte për pastrimin e parave.
Çështja që po shqyrtohet tani është mënyra se si Li mori obligacione bankare për të provuar stabilitetin e tij financiar për blerjen e klubit nga Silvio Berlusconi.
Kjo shumë prej 100 milionë eurosh si një depozitë erdhi nëpërmjet një udhëtimi kompleks nëpërmjet Credit Suisse, Ishujve të Virgjër dhe Hong Kongut.
Prokurori dëshiron të identifikojë se prej nga kanë ardhur këto para dhe a ka pasur pastrim të tyre.
Brenda pak javësh apo muajve prokuroria pritet të dal me një hetim final dhe të sqarojë gjithçka ka ndodhur për shit-blerjen e Milanit. /Telegrafi/