Telegrafi

Presidenti i Villarrealit: Gjyqtarët u larguan me qese të Real Madridit, penallti nuk ishte (Foto)

Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig, ka thënë se asistenti i gjyqtarit Gil Manzano, u largua nga ‘Ceramic Stadium’ me një qese të Real Madridit, duke shtuar se klubi mbretëror u ndihmua nga gjyqtarët. 

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke pësuar 2-0.

“Asistenti i Gil Manzanos u largua nga stadiumi me një qante të Real Madridit. Kjo nuk është e drejtë, kështu e shoh unë”.

Milioneri që është pronar i Villarrealit e tha këtë pas ndeshjes.

Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig

Gjyqtari Gil Manzano, gjykoi një penallti në minutën e 73-të pas një prekje me dorë në zonë nga Bruno.

“Unë nuk e di nëse ai sheh më mirë të bardhën se sa të verdhën”.

“Ju të gjithë e dimë tashmë këtë”.

Momenti i penalltisë

“Topi nuk e goditi atë tërësisht në dorë, por mbi supe dhe krah. Ajo erdhi pas një reagimi të një shoku të mbrojtjes. Nuk mendoj se ishte penallti”, ka thënë i pari i Villarrealit.

Roig vazhdoi të aludojnë se gjyqtari kishte favorizuar Real Madridin me vendime dhje kjo ka bërë bujë në mediat spanjolle e sidomos ato nga Barcelona.

Gjyqtari pas ndeshjes

Tashmë janë bërë publike edhe foto ku shihet gjyqtari me qese të Real Madridit, por këtë nuk e bënë vetëm klubi mbretëror, por shumë klube të mëdha në botë.

Reali vazhdon të mbetet lider me një pikë më shumë se Barcelona, por ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/