Site icon Telegrafi

Presidenti i Venezuelës harron që ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, kafshon sandviçin derisa po qëndronte para kamerave (Video)

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka nxitur reagime të ashpra me një veprim që e ka bërë gjatë transmetimit live në televizion.

Ai është kapur nga kamerat duke ngrënë sandviç derisa po i drejtohej kombit, transmeton Telegrafi.

Derisa po mbante fjalimin në pallatin presidencial “Palacio de Miraflores” në Karakas, Maduro është kapur duke nxjerr nga tavolina e tij sandviçin.

Maduro, një ish-shofer autobusësh, duket se nuk ishte në dijeni që po shkonte transmetimi live, pasi nxori sandviçin e mbushur me mish dhe filloi ta kafshoj.

Maduro njihet si një lider që shpesh mban fjalime që zgjasin me orë të tëra, përmes të cilave propagandon dhe flet për “armiqtë” e vendit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version