Telegrafi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërrin në Shqipëri

Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ateroi në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte.

Presidenti i Ukrainës u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali.

Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë evropiane për dy ditë me radhë, ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Takimin e parë, Zelensky do ta ketë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e presidentit Zelensky në Shqipëri.

Për mbarëvajtjen e dy samiteve, policia ka ndërmarrë një plan të detajuar masash. Për arsye sigurie duke filluar që nga mbrëmja e kësaj të marte, do të ketë bllokim të rrugësh, ndërsa rreth 1500 forca policie do të angazhohen në terren.

Lexo po ashtu Nesër mbahet Samiti për Ukrainën në Tiranë, zbardhet agjenda

Para mbërritjes në Tiranë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky realizoi një vizitë të paparalajmëruar në Arabinë Saudite. Zelensky ka diskutuar me princin e kurorës Mohammed bin Salman një plan paqeje si dhe kthimin e të burgosurve të luftës nga Rusia.