Site icon Telegrafi

Presidenti i Ugandës inkurajon qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, në moshën 75-vjeçare bën pompa dhe ushtrime tjera në zyrë

Derisa vendet në mbarë botën po mundohen të mbajnë qytetarët nëpër shtëpitë e tyre me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit, presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, ka vendosur që të praktikojë ushtrimet fizike.

Me shpresën se me këtë veprim do të inkurajoj qytetarët e Ugandës të qëndrojnë nëpër shtëpi gjatë kohës kur në fuqi janë kufizimet e lëvizjes, lideri 75-vjeç ka publikuar një video ku shihet duke ushtruar në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Museveni ka paralajmëruar qytetarët javën e kaluar që të mos ushtrojnë jashtë: “Nëse dëshironi të ushtroni, mund ta bëni në hapësira të mbyllura”.

Ai madje në video shihet duke vrapuar nëpër zyrë dhe duke bërë pompa i veshur me rroba sportive, derisa në prapavijë dëgjohet një zë duke numëruar deri në 30.

Me shpresën se në këtë mënyrë do të luftohet përhapja e coronavirusit, në Ugandë është në fuqi ora policore, ku janë mbyllur shkollat, ndalohen tubimet publike, konferencat dhe të gjitha aktivitetet tjera.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins dhe ministrisë së Shëndetësisë së Ugandës, në këtë vend deri më tani janë konfirmuar 53 raste me COVID-19. /Telegrafi/

 

Exit mobile version