Telegrafi

Presidenti i UEFA-s thyen heshtjen rreth suspendimit të mundshëm të Cityt nga Liga e Kampionëve

Aleksander Ceferin (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se nuk do u vije keq që ta dënojnë Manchester Cityn me një suspendim nga Liga e Kampionëve.

Citizens kanë qenë në vazhdimësi në hetime nga Komiteti Rregullator në muajt e fundit për shkak të të ardhura të dyshimta të klubit, kishte zbuluar gazeta gjermane, Der Spiegel.

Raportimet e mediave në kohët e fundit bëjnë me dije se Manchester City pritet të shpallet fajtor nga UEFA, duke u suspenduar nga Liga e Kampionëve.

Manchester Ciy (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Ceferin ka deklaruar në një konferencë për media se klubet që bëjnë shkelje të tilla nuk do të falen, jo vetëm Manchester City, por çdo klub që ka bërë gjëra të tilla në sezonet e kaluara.

“Nganjëherë harrojmë se sa e ndyrë është kjo industri”, ka thënë kreu i UEFA-s në një intervistë për The New York Times.

“Nëse i bën gjërat si duhet, atëherë askush nuk mund të ju hetoj. Nëse nuk jeni të përfshirë në ndonjë biznes të dyshimtë, nëse nuk jeni të korruptuar, atëherë ju do të shkoi përpara dhe nuk duhet të keni frikë nga askush”, ka shtuar më tej Ceferin. /Telegrafi/