Site icon Telegrafi

Presidenti i UEFA, Ceferin: Nuk do ta lëmë Liverpoolin pa titull

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin thotë se ai është optimist dhe i sigurt se kampionatet do të rifillojnë dhe se e sheh të pamundur ta lërë Liverpoolin pa titull. 

Autoritetet italiane të futbollit, por edhe shumë kampionate tjera janë të mendimit për ta përfunduar sezonin 2019/20 dhe Ceferin i është bashkuar këtyre thirrjeve.

“Seria A do të përfundohet. Unë jam optimist dhe i sigurt, nuk mund të premtoj ose garantoj asgjë”, ka thënë ai për Ekipa.

Lexo po ashtu E konfirmon Serie A: Ky sezon do të përfundojë

“Gjithçka do të varet nga situata në secilin vend. Serie A nuk është pjesë e kompetencave të UEFA-s, por unë mund të garantoj se nuk do të rrezikojmë jetën e njerëzve dhe se të gjithë do të dëgjojmë, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për secilën ligë, pasi qeveritë të na japin dritën e gjelbër”, ka thënë ai.

Ndërsa garat për tituj në Serie A është shmë e ngushtë, Liverpooli ka 25 pikë të para në krye të Ligës Premier.

“Si mund ta lëmë Liverpoolin pa titull. Nëse kthehemi në lojë, ata me siguri do të fitonin Ligën Premier”.

“Nëse nuk rifillojmë, do të ishte e këshillueshme që të shpallnim kampionët e secilës ligë”.

“Sa për Ligën e Kampionëve, ne presim që ajo të përfundojë me të njëjtin format që kishte përpara pezullimit”, ka thënë Ceferin. /Telegrafi/

Exit mobile version