Telegrafi

Presidenti udhëheq negociatat për EULEX-in (Video)

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi është duke udhëhequr negociatat për mandatin e EULEX-it.

Bashkimi Evropian dhe Kosova janë duke negociuar për mandatin e ardhshëm të misionit më të madh të sundimit të ligjit në Evropë.

Tribuna Channel ka kërkuar nga zyra e Presidentit më shumë detaje për çështjet që janë diskutuar, cili është qëndrimi i palës kosovare për këtë mision, por nga Presidenca nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Storia e përgatitur nga TribunaChannel sqaron se kur do të përfundojnë të gjitha diskutimet me BE-në dhe a janë palët afër arritjes së marrëveshjes.