Site icon Telegrafi

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, fitues i çmimit European Quality Leader First Finalist

Themeluesi i UBT-së, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nderuar me çmimin prestigjioz European Quality Leader First Finalist nga Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ), duke vlerësuar kontributin e tij të pashoq në përparimin dhe promovimin e cilësisë në nivel global.

Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ) përfshin më shumë se 70,000 anëtarë dhe 500,000 kompani brenda organizatave anëtare dhe partnere të saj në Evropë dhe në mbarë botën.

Çmimi European Quality Leader jepet çdo vit nga EOQ për personalitete të njohura që kanë arritur të udhëheqin organizatat e tyre drejt suksesit, si dhe për ata që kushtojnë kohën, energjinë dhe njohuritë e tyre duke ndarë bindjet për të mirën e shoqërisë evropiane.

Rektori Hajrizi është personaliteti i parë në mbarë trojet shqiptare, dhe ndër personalitetet e pakta në Evropë, që është nderuar me çmim të tillë, falë përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm në menaxhimin dhe avancimin e cilësisë.

Edicioni i 65-të i Kongresit të EOQ do të mbahet në nëntor të këtij viti, në Francë, me ç’rast do të bëhet edhe pranimi i çmimit European Quality Leader First Finalist nga Rektori Hajrizi.

Exit mobile version