Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar banorët se duhet të qëndrojnë në shtëpi për tre javë, si pasojë e coronavirusit, ku deri më tani ka prekur 191 persona, ndërsa dy të tjerë kanë ndërruar jetë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka deklaruar se kufijtë e Turqisë me Greqinë dhe Bullgarinë do të mbyllen, ndërsa kjo nuk do të aplikohet për refugjatëtë që gjenden ende jashtë kufirit të BE-së.
Raportohet se mbrëmë ka pasur disa përleshje me policinë kufitare greke, ndërsa njerëzit u vërshuan drejt murit rrethues. /Telegrafi/