Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mbajtur të hapur burgun ushtarak të Guantanamos.
Urdhri më i fundit i Trump anulon vendimin e ish-Presidentit Barack Obama, i cili kishte vendosur të mbyllte këtë burg.
Burgu i Guantanamos, i lokalizuar në Kubë, është përdorur nga qeveria amerikane që prej sulmeve të 11 Shtatorit për të burgosur ata që Uashingtoni i konsideron “luftëtarë armiq”, por vetëm 41 të burgosur kishin mbetur aty së fundmi.
Gjatë presidencës Obama, qindra të burgosur që vuanin dënimin në burgun e Guantanamos, u transferuan në burgje të tjera pas nismës së ish-presidentit amerikan për ta mbyllur.
“Terroristët nuk janë thjesht kriminelë, ata duhet të trajtohen si terroristë që janë”, tha Presidenti Trump ditën e martë gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
Burgu i Guantanamos ka qenë i diskutueshëm që kur u hap për herë të parë, pasi grupet për të drejtat e njeriut ankohen për kushtet dhe torturat ndaj të burgosurve. /tvklan.al/