Telegrafi

Presidenti Trump në Kosovë, Grenell paralajmëron një vizitë në rajon

I dërguari i Shteteve të Baskuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën, Serbinë dhe rajonin.

Sipas tij, ende nuk është vendosur ndonjë datë për këtë vizitë.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell në një intervistë për një radio serbe në Çikago, përcjell Telegrafi.

Këto deklarata të Grenellit vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, nën ndërmjetësimin e presidentit Trump.

Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Më 4 shtator, dy vendet nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik mes vete.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime. /Telegrafi/