Site icon Telegrafi

Presidenti Trump i dërgon mesazh urimi kryeministrit Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar mesazh urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Haradinaj këtë e bën të ditur në një postim në rrjetin social Facebook, ku tha se është nder për të dhe gruan e tij, Anitën të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron.

“Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version