Telegrafi

Presidenti Topi arrin të enjten në Kosovë

Presidenti Topi do të vijë në Kosovë, me ftesë të homologut të tij, presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Kështu kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” burime nga Presidenca e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite zyrtare në Kosovë, presidenti Topi, përveç takimit me presidentin Sejdiu, pritet të takohet edhe me krerët e institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës dhe të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, si dhe do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve akademike dhe kulturore të Kosovës.

Për presidentin Topi, kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e Presidentit të Republikës, pasi që presidenti shqiptar ka qëndruar në këtë cilësi në Kosovë edhe më 25 e 26 janar të vitit të kaluar. /Zëri/Telegrafi/