Telegrafi

Presidenti Thaçi uron të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.

Postimi i presidentit Hashim Thaçi në Facebook:

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit.

Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit.

Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja. HTH”