Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka komentuar barazimin e Kosovës në ndeshjen kundër Finlandës, të vlefshme për kualifikimet për ‘Rusia 2018’.
“Bota po raporton për lojën tonë të parë, dëshmi e energjisë, optimizmit, dashurisë ndaj vendlindjes dhe kujtimeve për historinë tonë”.
“Urime përfaqësues dhe golashënuesit Berisha, urime selektorit dhe federatës dhe urime të gjithë djemve dhe vashave që do të luajnë tash e tutje me mbresat e kësaj loje historike”, shkruan në postimin e presidentit në Facebook. /Telegrafi/