Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka uruar homologun e tij të ri gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë.
Presidenti i zgjedhur Steinmeier bashkë me kancelaren Merkel, presidenti Thaçi ka shprehur bindjen se do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
“Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.
Statusi i plotë i presidentit Thaçi:
“Në emër të popullit dhe institucioneve tona, mikut të dëshmuar të Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ia uroj zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë.
Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.
Miku i Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura.
Gjermania është mbështetëse e madhe e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka pasur rol jetik në progresin tonë të gjithanshëm, prandaj me presidentin e zgjedhur Frank-Walter Steinmeier, përveç ruajtjes së raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona, do ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror”(sic.), ka shkruar Thaçi./ Telegrafi/
.